E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Ja çfarë parashikojnë propozimet e PD për Reformën Zgjedhore
Publik News

Ja çfarë parashikojnë propozimet e PD për Reformën Zgjedhore

Partia Demokratike ka dorëzuar sot propozimet e para për reformën zgjedhore, që përfshin 3 paketa për ndarjen e politikës nga krimi dhe goditjen e krimit zgjedhor.

Sipas PD, i pari është roli i Policisë së Shtetit në një kuadër masash që duhet të garantojnë fushën e barabartë të lojës.

E dyta, futja e një numri instrumentesh që kanë të bëjnë me të drejtën dhe mbrojtjen e subjekteve që do të denoncojnë krimet zgjedhore, rol të shtuar për Policinë Gjyqësore dhe elementë të tjerë që garantojnë sekretin dhe lirinë e zgjedhësve në procesin e votimit.

Gjithashtu, propozime për rolin që do të ketë Prokuroria, qoftë ajo e zakonshme, qoftë ajo e Posaçme në goditjen e krimit zgjedhor, në mënyrë të veçantë Prokuroria e Posaçme për korrupsionin zgjedhor.

DEKLARATË E PËRFAQËSUESIT TË PARTISË DEMOKRATIKE NË TRYEZËN POLITIKE PËR REFORMËN ZGJEDHORE

Ky është takimi i dytë që patëm si grup i katër përfaqësuesve politikë bashkë me ekspertët e ODIHR-it.

Opozita sot bëri disa propozime. Janë tre paketa në lidhje me atë që ne mendojmë se është instrumenti që do të ndajë politikën nga krimi, do të godasin krimin zgjedhor, do të rrisin efikasitetin e krimit zgjedhor.

Është roli i Policisë së Shtetit në një kuadër masash që garantojnë fushën e barabartë të lojës. Futja e një numri instrumentesh që kanë të bëjnë me të drejtën dhe mbrojtjen e subjekteve që do të denoncojnë krimet zgjedhore, rol të shtuar për Policinë Gjyqësore dhe elementë të tjerë që garantojnë sekretin dhe lirinë e zgjedhësve në procesin e votimit.

Po ashtu, kemi bërë propozime në lidhje me rolin që do të ketë Prokuroria, qoftë ajo e zakonshme, qoftë ajo e Posaçme në goditjen e krimit zgjedhor, në mënyrë të veçantë Prokuroria e Posaçme për korrupsionin zgjedhor, qoftë atë aktiv, qoftë atë pasiv dhe futja e këtij të fundit në kompetencat e SPAK-ut, sepse në të shkuarën është lënë jashtë duke dëmtuar një qëllim që ka jo vetëm Kushtetuta por edhe reforma zgjedhore e mëhershme, që krimi i korrupsionit zgjedhor duhet të goditet nga strukturat më të specializuara që kemi ne sot nga reforma në drejtësi.

Pra, është një paketë e cila trajton disa çështje nga axhenda e miratuar nga Komisionit dhe bashkë me ekspertizën e ekspertëve të ODIHR-it besojmë se do të ecim me shpejtësi për t’u dhënë drejtim çështjeve që janë me ndikim shumë negativ mbi procesin zgjedhor.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.