E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Ja çfarë shkruajnë mediat serbe për  Dua Lipën…
Lajme

Ja çfarë shkruajnë mediat serbe për Dua Lipën…

Këngëtarja e famshme Dua Lipa ka publikuar së fundmi në profilin e saj në “Instagram” një video ku shfaqet së bashku me reperin e njohur, Gashi, duke kërcyer vallen e Tropojës.

dua1

 

 

Ata të dy kanë qenë të pranishëm në “Sunny Hill Festival”, ku në një moment kanë dhuruar për të pranishmit një spektakël teksa kërcenin nën tingujt e muzikës shqiptare.

dua

Dua kishte në krahë flamurin shqiptar, ndërsa Gashi kishte në bluzë të stampuar shqiponjën. “Disa netë, duket të ngrihesh dhe t’i tregosh njerëzve se sa shqiptare je”, shkruante Dua krahas videos e cila ka bërë xhiron e botës.

Ky moment nuk ka kaluar pa u komentuar edhe nga mediat serbe, ku “Telegraf.rs” ka bërë një shkrim për këngëtaren, duke u fokusuar te flamuri shqiptar të cilin Dua e mbante në duar gjatë gjithë kohës kur kërcente.

dua gashi

“Këngëtarja britanike me origjinë shqiptare, Dua Lipa, ishte një nga yjet e festivalit “Sunny Hill” në Prishtinë.

Ajo nuk e fshehu lumturinë dhe kjo dukej në videot e postuara nga ajo.

Konkretisht, Dua së pari bëri shqiponjën duke simbolizuar “Shqipërinë e Madhe” gjë që i kënaqi fansat e saj në Prishtinë.

dua gashi1

Më pas ajo ngriti flamurin e Shqipërisë dhe kërceu vallen që është shumë e njohur për shqiptarët e Kosovës.

“Një natë duhet të ngrihesh dhe të tregohesh sa shqiptar je”, ka shkruar këngëtarja.”- ishin fjalët e shkruara në median serbe, e cila nuk ka mundur të mos i kushtojë një artikull këngëtares shqiptare që po na bën të gjithëve krenarë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.