E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Ja kategoritë e fëmijëve që përfitojnë tekste shkollore falas
Lajme

Ja kategoritë e fëmijëve që përfitojnë tekste shkollore falas

 

Këtë vit fëmijët e klasave të para deri tek e katërta do të kenë librat falas, njoftoi Ministria e Arsimit, të cilat do të mund t’i marrin në shkollë nga mësuesit e tyre.

Kjo nismë e cila këtë vit pilotohet për herë të parë pritet të zgjerohet edhe me klasa të tjera në vitet pasuese.

Sivjet u mbyll cikli i prodhimit të teksteve të reja dhe cilësore shkollore të mbështetura në kurrikulën e re.  Çdo vit, nga viti 2015 janë aprovuar tekste të reja për klasa të caktuara, duke i pilotuar dhe më pas aprovuar përfundimisht. Kjo reformë filloi nga klasa e parë dhe e gjashtë vitin e parë duke e mbyllur gjithë ciklin me vitin shkollor 2019-2020.

Sivjet janë aprovuar tekstet e klasës së katër, nëntë dhe dymbëdhjetë duke mbetur për vitin pasues vetëm tekstet e klasës pestë. Tekstet e reja u morën nga shtëpi botuese prestigjioze si “Oxford”, “Cembridge” dhe “Pearson”, sidomos për lëndët e shkencave.
Teksti i ri është ndërtuar mbi një kurrikul të re dhe i marrë nga “Oxford”, “Cambridge” apo “Pearson”, ka çmim të ndryshëm nga teksti i vjetër i realizuar në Shqipëri.

Sipas MASH, disa nga kategoritë e nxënësve që marrin tekste falas:

Fëmijët/nxënësit që ndjekin arsimin fillor nga klasa e parë deri në të katërt.

Fëmijët/nxënësit që janë i treti e më lart në radhën e shkollimit të fëmijëve të së njëjtës familje.

Fëmijët/nxënësit që janë pjesë e familjeve që trajtohen me ndihmë ekonomike dhe pagesë papunësie nga njësitë e vetëqeverisjes vendore.

Fëmijët/nxënësit që janë viktima të trafikimit e marrin ndihmë dhe asistencë nga Qendra Kombëtare e Pritjes së Viktimave të Trafikimit, Qendra Kombëtare e Viktimave të Dhunës në Familje dhe Qendra Kombëtare Tranzitore e Emergjencës.

Fëmijët/nxënësit që janë përfitues në institucionet e përkujdesit social rezidencial në Qendrën Kombëtare të Pritjes së Viktimave të Trafikimit.

Fëmijët romë dhe egjiptian.Fëmijët jetim etj.

Së bashku me nxënësit e ciklit të ulët, libra falas në Republikën e Shqipërisë do të përfitojnë mbi 2/3 e të gjithë nxënësve që janë pjesë e arsimit të detyrueshëm.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.