E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Ja katër ushtarakët shqiptarë që dezertuar në Londër!
Lajme

Ja katër ushtarakët shqiptarë që dezertuar në Londër!

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pak ditë më parë me disa ushtarë të repartit komando. 4 prej tyre që kishin shkuar për një trajnim në Londër nuk janë kthyer më në vendin e shërbimit duke ngritur alarmin Ministrinë e Mbrojtjes. Ata janë arratisur duke u fshehur në Britaninë e Madhe ndërkohë që tani duhej të ishin kthyer në atdhe. Ministria e Mbrojtjes e ka konfirmoi lajmin duke shtuar se ndaj tyre është depozituar kallëzim në Prokurori.
Burime të lapsi.al thanë se ushtarët komando janë nisur drejt Anglisë në datë 4 tetor 2017 të shoqëruar nga toger Roland Poci. Të njëjtat burime thanë se në datën 19 tetor gjatë kthimit në atdhe ushtarët Ylber Tokrri, Aleksander Shkulaku, Klevis Lamkaj dhe Reni Ajazi nuk janë kthyer në Shqiperi, por kanë dezertuar duke vendosur të emigrojnë në këtë vend. Edhe policia lokale është vënë menjëherë në kërkim të tyre por deri më tani nuk ka pasur rezultat. Kjo është një ngjarje e rëndë që përfshin Ministrinë e Mbrojtjes dhe cenon marrëdhëniet e Shqipërisë me vendet e NATO-s. Tashmë askush nuk mund të marrë përsipër pranimin e ushtarëve nga vendi ynë për trajnim të shtete si Britania e Madhe apo SHBA-të.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.