Ja kush është turku që financoi për lobim Bashën, ishte në dasmën e tij
Pak ditë më parë, gazetari investigativ, Artan Hoxha, në një intervistë për emisionin “JAVA” në RTSH, zbuloi se kush është shtetasi turk i cili fincancon lobingun për kryetarin e PD-së, Lulzim Bashën. Sipas tij, Kamil Ekim Alptekin quhet shtetasi që ka financuar lobingun e Bashës.
“Hoxha tha se këto para kanë dalë nga biznesi i lojërave të fatit, të cilat kanë lobuar në të dy krahët e politikës.“Që të shkosh të paguash këto shuma të mëdha, siç janë 825 mijë dollarë, atëherë ky është objektivi i një hetimi konkret.” – u shpreh gazetari investigativ.
Shtetasi turk, Alptekin është ky që shihni në foto, teksa ka bërë dasmën e tij pak kohë më parë dhe ku ka qënë i ftuar kryesor edhe kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha.
Në 2016, , Kamil Ekim Alptekin kishte një kontratë lobimi që implikoi ish këshilltarin e sigurimit kombëtar të presidentit Trump, Michael Flynn, në rrëmbimin e propozuar nga SHBA të udhëheqësit fetar vetë-ekzilësh Fethullah Gylen, i akuzuar nga qeveria turke për të qenë pas një përpjekjeje të dështuar të grushtit të shtetit.
Flynn dhe djali i tij, Michael Flynn Jr, u takuan me zyrtarët e qeverisë turke në dhjetor 2016 – pasi Michael Flynn ishte zgjedhur tashmë si këshilltar i sigurimit kombëtar – dhe thuhet se kanë diskutuar mundësinë e transportit të Gulenit në një avion privat në burgun turk, në ishullin e Imralias.
Ndërkohë, lidhur me lobimin e PD në Uashington, Prokuroria e Tiranës ka nisur hetimet për mënyrën e financimit nga shtetasi turk Alptekin dhe lidhjet e tij me politikanët shqiptarë, përfshirë edhe Lulzim Bashën.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



