Ja kush personi i vrarë në Durrës, dyshime se ishte pjesë e grupit të Shullazit
Edison Harizaj nga Vlora mësohet se është personi i ekzekutuar në Durrës mbrëmjen e sotme.
Ai bashkë me një tjetër person, që ka mbetur i plagosur, ndodheshin në një “Audi A8” kur janë qëlluar me armë zjarri. Sipas burime policore, Makina e tyre ishte nisur nga Tirana dhe udhëtonte në drejtim të Kavajës.
Nga informacionet paraprake, mësohet se Policia po heton dy pista: larje hesapesh dhe hakmarrje.
Një i vrarë dhe një i plagosur në Durrës
Një i vrarë dhe një i plagosur në Durrës.
Sipas informacioneve paraprake, viktima dhe i plagosuri janë gjetur mbrëmjen e sotme, brenda një automjeti tip “Audi” me targa “AA 857” në lagjen 13, në zonën e plazhit. Ndërkohë, në Shën Avlazh është gjetur një makinë e djegur, që dyshohet të jetë përdorur në vrasje.
Në vendngjarje, janë gjetur një numër i madh gëzhojash, bënë me dije burime policore.
Nuk dihet ende identiteti i viktimës dhe i personit të plagosur, i cili është transportuar në spitalin Rajonal për të marrë ndihmë mjekësore. Një hetim ka nisur për zbardhjen e ngjarjes.

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



