E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Ja pamjet e para, çfarë la pas përplasja me armë në diskon në Dhërmi
Publik News

Ja pamjet e para, çfarë la pas përplasja me armë në diskon në Dhërmi

Shishe, gota e karrige të thyera. Report Tv ka publikuar pamjet e para se çfarë la pas përplasja me armë zjarri te disko ‘Havana’. Siç duket edhe nga pamjet, sherri brenda diskos ka qenë masiv dhe ka kthyer përmbys gjithçka brenda ambienteve të diskos. Klientët kanë parë tmerr me sy dhe janë larguar të alarmuar për t’i shpëtuar plumbave.

Përplasja me armë në diskon në Dhërmi, policia del me njoftim zyrtar: Ja ç’ndodhi

Policia e Shtetit ka dalë me njoftim zyrtar lidhur me ngjarjen e raportuar më herët për një konflikt me armë në një disko në Dhërmi pas mesnatës së të shtunës.

Sipas bluve, nuk ka as viktima e as të plagosur.

ilustruese

ilustruese

NJOFTIMI I PLOTE

Ne Dhermi nuk ka asnje te lenduar asnje te plagosur asnje viktime.

Ka ndodhur nje konflikt ne nje lokal. Nje person ka qelluar me arme ne ajer . Nga te shtenat ska asnje te lenduar.

Policia ka nderhyre menjehere ku ka bere te mundur kapjen dhe shoqerimin e autorit te dyshuar .

Grupi hetimor eshte duke punuar per dokumentimin e plote te ngjarjes.

Me vone do keni info te plote

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.