E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Ja  PASURITË që iu sekuestruan Kelmend Balilit
Lajme

Ja PASURITË që iu sekuestruan Kelmend Balilit

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar vendos sekuestrimin e 22 pasurive të “eskobarit të Ballkanit” Kelmend Balili.

SPAK bën me dije se ka kryer hetim financiar mbi pasuritë e shtetasve Kelmend dhe Bashkim Balili, si dhe të shoqërisë “Balili & Co” shpk dhe në përfundim të shqyrtimit gjyqësor, pas kërkesës për konfiskim të paraqitur nga Prokuroria e Posaçme, GJKKO, me vendimin Nr.18, datë 21.09.2020, vendosi sekuestrimin e pasurive të Kelmend Balilit dhe 17 apartamenteve në pronësi të vëllait të tij, Bashkim Balili.

– Sipas këtij vendimi do të bëhet konfiskimi dhe kalimi në favor të shtetit në pjesë ideale 40% të pasurive si më poshtë:

⦁ Truall me sipërfaqe 11.994 m2, ndodhur në qytetin e Sarandës në emër të “Balili % CO” shpk.

⦁ Objekti “Ish – Kampi i Pushimit të Punëtorëve, 4 + 1 kate, me sipërfaqe ndërtimi 1923 m2 dhe sipërfaqe trualli 13.000 m2, ndodhur në qytetin e Sarandës në emër të “Balili % Co” shpk. (Resorti luksoz Santa Quaranta)

⦁ Truall me sipërfaqe 1716.91 m2, ndodhur në qytetin e Sarandës në emër të “Balili % Co” shpk.

– Konfiskimin dhe kalimin në favor të shtetit në pjesë ideale 40% të pasurive të ndodhura në qytetin e Sarandës në emër të shtetasit Bashkim Balili si më poshtë:

⦁ Apartament me sipërfaqe 53.5 m2

⦁ Apartament me sipërfaqe 67 m2

⦁ Apartament me sipërfaqe 91 m2

⦁ Apartament me sipërfaqe 52.5 m2

⦁ Apartament me sipërfaqe 57 m2

⦁ Apartament me sipërfaqe 52.5 m2

⦁ Apartament me sipërfaqe 57 m2

⦁ Apartament me sipërfaqe 67 m2

⦁ Apartament me sipërfaqe 42.5 m2

⦁ Apartament me sipërfaqe 67 m2

⦁ Apartament me sipërfaqe 42.5 m2

⦁ Njësi me sipërfaqe 120 m2

⦁ Apartament me sipërfaqe 42.5 m2

⦁ Apartament me sipërfaqe 42.5 m2

⦁ Apartament me sipërfaqe 66 m2

⦁ Apartament me sipërfaqe 67 m2

⦁ Apartament me sipërfaqe 72.5 m2

Për administrimin dhe përdorimin e pronave të konfiskuara gjykata ka ngarkuar Agjencinë për Administrimin e Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara, Tiranë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.