Jemi ca gjaknxehtë si popull, por vetëm me njëri-tjetrin…
Shkaku i konfliktit që çoi në vrasjen e një polici të FNSH në Lezhë ishte se viktima dhe autori janë grindur për dritat e gjata të makinës, në një pikë karburanti.
Pak ditë më parë, një tjetër në Berat e “thau” fqinjin sepse e ofendonte shpesh.
Kronika është e mbushur plot me ngjarje të këtij soji.
U zunë për vendin e parkimit, pastaj e vrau.
I gërrvishti makinën, pasij u zunë e njeri vdiq.
I kishte ca lekë borxhe dhe nuk ia jepte.
E vrau fqinjin për gardhin dhe vijën e ujit
U zunë se i hyri lopa e fqinjit në jonxhën e tij
e vrau se e kishte parë me inat
I hodhi sytë gruas kur po pinin kafe…
I kishte ngacmuar motrën në rrugë…
Këto arsye janë të shumëgjendura si motive vrasjesh këtu, ndër radhët e këtij populli gjaknxnehtë, kryelartë dhe të ndershëm.
Por një pyetje kam unë: Po sikur ky populli të ishte kaq gjaknxehtë me qeveritë, me ata që e shtypin, e vjedhin, e mashtrojnë, i marrin bukën dhe nderin, e pastaj e tallin dhe përbuzin? Po të kishim qenë vërtet kaq kryengritës, a do të ishte sot ky, vendi më i keq-qeverisur dhe populli më i varfër në Europë?
Ndoshta e kam gabim, por unë mendoj se ky popull kaq rrebel me armë në dorë, përpara shtetit dhe interesit, shndërrohet në servil, tulatet, shtrohet përtoke.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



