E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Jep dorëheqjen drejtori i Sistemit Informatik të Tatimeve
Publik News

Jep dorëheqjen drejtori i Sistemit Informatik të Tatimeve

Tiranë- Pas skandalit të publikimit të pagave, Drejtori i Sistemit Informatik të Tatimeve ka dhënë dorëheqjen dhe është vendosur në dispozicion të hetimeve.

Lista e pagave e pubikuar e re një ditë më parë, ishte e shoqëruar me një faqe tjetër të të njëjtit dokument ku ishin numra celulari personale të 900 mijë qytetarëve shqiptarë.

Ndërkohë që sot skandali është thelluar me me publikimin e një databaze me targat e makinave shqiptarëve. Dokumenti përmban të dhëna për 530.452 qytetarë shqiptare privat dhe për 61.513 biznese, banka, ambasada etj! Të dhënat personale që publikohen janë tipi i makinës dhe targa e saj.

Ndërkohë që po sot AMA ka njoftuar mediat për shqetësimin e Komisionerit për Mbrojtjen e të Dhënave Personale ka bërë thirrje  që të respektojnë ligjin. Në një shkresë drejtuar mediave, AMA ka kërkuar marrjen e masave për ndalimin e transmetimit dhe përpunimit të paligjshëm të të dhënave personale.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.