E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Jep dorëheqjen nënkryetari i Bashkisë Vlorë
Flash

Jep dorëheqjen nënkryetari i Bashkisë Vlorë

Situata politike në Bashkinë e Vlorës vijon të jetë e tensionuar. Ditën e sotme, nënkryetari i bashkisë, Elis Halili, ka dorëzuar zyrtarisht dorëheqjen nga posti.

Halili ishte bërë pjesë e drejtimit të institucionit edhe në cilësinë e kryetarit të bashkisë së komanduar për rreth dy muaj, pas largimit të Ermal Dredhës.

Pas zgjedhjeve të fundit vendore, ku Brunilda Mersini u zgjodh kryetare e re e Bashkisë Vlorë, Halili ka vendosur të largohet edhe nga funksioni i nënkryetarit, duke mbyllur kështu angazhimin e tij në strukturat drejtuese të bashkisë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.