E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Jetmir Olldashi dhe avokati i tij shkojnë në Prokurori: Nuk gjetëm njeri këtu, donim të dorëzonim…
Lajme

Jetmir Olldashi dhe avokati i tij shkojnë në Prokurori: Nuk gjetëm njeri këtu, donim të dorëzonim…

Çlirim Gjata, avokati i gazetarit Jetmir Olldashit që intervistoi Albert Veliun ose i njohur ndryshe si “Babalja”, në një deklaratë për mediat pasditen e sotme u shpreh se së bashku me të përfaqësuarin e tij, ata janë paraqitur pranë Prokurorisë së Krimeve të Rënda për të dorëzuar një kërkesë, por nuk kanë gjetur asnjë person aty.

Gjata shprehet se edhe pse është fundjavë, institucioni duhet të jetë në shërbim, duke shtuar se ata kanë dashur të dorëzojnë kërkesat e tyre për këtë çështje. Në fjalën e tij, avokati Gjata u shpreh se prokuroria duhet t’u vejë në dispozicion të gjithë dokumentacionin e çështjes “Balabe”.

 

 

“Këtu nuk kemi asnjë proces ligjor, kemi shkelje të Kushtetutës. Kërkojmë të na vihen në dispozicion dosja me numër përkatës në lidhje me akuzat ndaj personit që unë përfaqësoj. Duam të dimë se çfarë ka bërë prokuroria në lidhje me hetimin e audiopërgjimin. Prokuroria është e detyruar me ligj që të na japë të gjithë informacionin. Të gjithë vihen në dijeni nëpërmjet medias deri sa del dhe masa e arrestit, dhe asnjë nuk vë në dijeni se çfarë ka ndodhur përgjatë kësaj kohe, nuk i komunikohet asgjë. Nuk mundet prokuroria të marrë vendime pa i komunikuar të dyshuarve asgjë. Duhet të na vihen në dispozicion të gjithë proceduarat sesi është marrë vendimi për dërgimin e materialit audio për ekspertim, dhe çdo gjë më pas. Ndryshe s’ka ligj, ka hekur kokës. Me çfarë procedure janë marrë kampionet e zërit që janë çuar për ekspertim”, tha ndër të tjera avokati Gjata.

Një ditë më parë Prokuroria e Krimeve të Rënda kërkoi detyrim paraqitje opër gazetarin Jetmir Olldashi, për kallëim të rremë. Masat kërkohen pas mbërritjes së rezultatit të ekspertizës së audio-përgjimit nga një laborator në Britani.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.