Joe Biden mban fjalimin për gjendjen në Afganistan: Situata u përkeqësua më shpejt nga sa e kishim parashikuar
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden ka mbajtur një fjalim nga Shtëpia e Bardhë në lidhje me situatën e krijuar në Afganistan, pas marrjes në kontroll nga talebanët.

Ai pranon se situata me përparimin e fundit të talebanëve ka përparuar më shpejt nga sa ishte parashikuar.
“Amerikanët nuk mund dhe nuk duhet të vdesin dhe të luftojnë në një luftë që afganët nuk janë të gatshëm të luftojnë për veten e tyre,” tha Biden.
Kreu i Shtëpisë së Bardhë u shpreh se ekipi i tij i sigurisë kombëtare po “monitoron nga afër” situatën në terren në Afganistan.
Më tej ai tha se misioni amerikan në Afganistan “kurrë nuk ishte menduar të ishte ndërtim i një kombi”, por përkundrazi ishte projektuar për të parandaluar “një sulm terrorist në tokën amerikane”.
Biden tha gjithashtu se i kishte kërkuar presidentit Ghani që të negocionete. “Zoti Ghani këmbënguli se forcat afgane do të luftonin. Por padyshim që ai kishte gabuar. ”
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



