E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Joe Biden mendon t’i besojë postin strategjik  Hillary Clinton
Publik News

Joe Biden mendon t’i besojë postin strategjik Hillary Clinton

Fituesi i zgjedhjeve presidenciale të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden po mendon të rikthejë në skenën e politikës amerikane një emër tepër të njohur.

Bëhet fjalë për Hillary Clinton, ish-sekretaren e shtetit që tashmë mund ta shikojmë në një post tepër strategjik.

Ekipi i Biden thuhet se po e konsideron emrin e Clinton për ta emëruar si ambasadore të administratës së tij në Kombet e Bashkuara.

Sipas asaj që raportojnë mediat amerikane, lajmi për emërimin e mundshëm të Clinton erdhën, ndërsa Biden po përpiqet të ndryshojë perceptimet e udhëheqësve botërorë për SHBA-në në marrëdhëniet e jashtme.

Ish zonja e parë e SHBA-së është një emër i rëndësishëm në Partinë Demokrate, ku 4 vite më parë ishte edhe e zgjedhura për presidente, por humbi në zgjedhjet përballë Donald Trump.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.