E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Joe Biden, President i 46 i SHBA!
Publik News

Joe Biden, President i 46 i SHBA!

Berisha i bindur që  Biden e ka nundur Trump dhe është Presidenti i SHBA

Më poshtë mesazhi në FB:

Miq, Joe Biden fitoi zgjedhjet. Ai është Presidenti i zgjedhur i SHBA.

Pas shpalljes së fitores, Presidenti i zgjedhur Biden ju drejtua vendit dhe kombit të tij me fjalët:

“Amerika, une jam i nderuar që ju me keni zgjedhur mua të udhëheq vendin tonë të madh. Puna para nesh do jetë e vështirë por unë ju premtoj ju se: Unë do të jem një President për të gjithë amerikanët pavarësisht nëse ju keni votuar për mua apo jo. Une do të ruaj besimin që ju keni vendosur tek unë”!

Miq, ju ftoj ti urojmë nga zemra Presidentit të zgjedhur Joe Biden suksese në detyrën dhe misionin e tij të lartë në udhëheqjen e vendit dhe kombit të tij të madh e mik.

Kombi shqiptar, Shqipëria dhe Kosova kanë tek Presidenti i zgjedhur Biden një mik të madh e të shquar.

Si kryeministër i vendit kam patur nderin ta takoj dhe të bisedoj dy herë me Presidentin e zgjedhur Biden në vitet kur ai ishte zëvendespresident i SHBA. Bisedat kanë qenë të shkurta por me një ngrohtësi njerëzore të pakrahasueshme.

Në këto biseda ish zëvendes presidenti Joe Biden është shprehur për Shqipërinë me fjalët më të ngrohta dhe më të veçanta që unë kam dëgjuar ndonjëherë nga një burrë shteti për vendin tim.

Miq, gjithashtu ju ftoj të falenderojmë Presidentin në detyrë Donald Trump për interesin që tregoi dhe mbeshtetjen qe i dha Kosovës me marreveshjen e normalizimit të marrëdhënieve ekonomike me Serbinë dhe njohjen e saj nga Izraeli. sb

Image

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.