Jorida Tabaku mund të jetë kryeministre në hije për opozitën në zgjedhjet e 2025

I ftuari në podkastin “Të Pashoq” në kanalin e   deputeti i PD, Dashnor Sula,  ka folur për situatën në PD, bashkimin me grupin e Berishës, por edhe pazaret e fundit politike. Duke u ndalur  mbi krizën që po kalon partia, Sula është nga ata që e sheh si cikël të mbyllur Berishën. Për të në krye të qeverisë demokrate duhet të jetë një grua. Ai tha se emri ideal është Jorida Tabaku, e cila sipas tij mund të jetë kandidate për kryeministër. 

A besoni ju te Berisha?

Nuk është se unë po e besoj verbërisht. Ne duhet të gjejmë mënyrën për të bashkuar forcën opozitare. Berisha ka ndjekës.

-A është ai në kushtet fizike?

Nuk është. Jam dakord. Por nuk do të thotë të dorëzohemi. Rruga alternative është ekzekutivi në hije, pra të kemi një qeveri në hije dhe të dalim me një alternativë dh te themi ky është kryeministri.

-Po diskutohet?

Po diskutohet.

-Ka emër kandidat për kryeministër?

Nuk mund ta them. Nuk do ishte respekt. Por mund të them emrin e një gruaje. Ajo do ishte Jorida Tabaku. Jorida Tabaku është një politikane që prodhon politikë përditë, sidomos në goditjet e çështjes ekonomike. Me prova shumë të sakta. Mund të jetë kryeministër në hije dhe një person jashtë nga shoqëria civile. Mjafton të jetë me integritet moral. Ajo është politikane që prodhon politikë.

-Kë mbështet ajo?

Ajo është pranë opozitës dhe është pranë deputetëve të zotit Bardhi dhe gjithë të tjerëve. E ka ndarë ajo, e ka deklaruar. Dhe do dëshirojë që siç bë opozitë zonja Tabaku të bëjnë opozitë./” Të pashoq”

Publikuar nga Publik Media