E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Jorida Tabaku tregon arsyen se pse ishte në Konferencën e Kryetarëve
Lajme

Jorida Tabaku tregon arsyen se pse ishte në Konferencën e Kryetarëve

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku ka sqaruar arsyen se pse ishte e pranishme sot në mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve, si e vetmja përfaqësuese e opozitës.

Ajo tha për mediat se marrja pjesë e Konferencë lidhej me dy elemente, një prej të cilave është procesi i integrimit.

“Marrja pjesë lidhej me dy elementë. Opozita ka qenë pjesë aktive për procesin e integrimit. Nëse ka pasur një rol pozitiv që ka luajtur opozita, është fakti se ne nuk bëhemi kurrë pengesë. E gjithë pjesa e planit të punës, është ajo që po debaton opozita, siç është reforma elektorale. Nuk mund të pres normalitet kur në Kuvend ka 3 muaj që bëhet debat. Në emër dhe të grupit parlamentar të PD-së konfirmova qëndrimin se ne jemi pro rekomandimeve të BE.

Nuk di që votat shiten dhe blihen, apo t’i fal dikush. Opozita është kjo që është dhe duhet që reforma zgjedhore duhet të dalë nga debati me opozitën. Nëse duan që zgjedhjet të kenë një njollë siç ishin zgjedhjet e 2021-it, të vazhdojnë.”, tha Tabaku.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.