E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Jozefina Topalli kandidon  në Vlorë Dashamir Tahirin:  Është I DËNUAR në Itali
Lajme

Jozefina Topalli kandidon në Vlorë Dashamir Tahirin: Është I DËNUAR në Itali

Partia Lëvizja për Ndryshim e Jozefina Topallit, është partia e parë që dorëzon në KQZ listat e kandiatëve për deputetë, për zgjedhjet e 25 prillit. Një emër surprizë nga lista e Topallit është emri i Dashamir Tahirit, ish-deputet i PDIU-së së Shpëtim Idrizit.

Sipas listave për 12 qarqe të dorëzuara nga “Lëvizja për Ndryshim” në KQZ mëngjesin e sotëm, Dashamir Tahiri do të garojë në Qarkun e Vlorës, i pari në listë.

Dashamir Tahiri është një emër i cili preket nga ligji i dekriminalizimit për shkak të problemeve me drejtësinë në Itali. Në vitin 2016, emri i Tahirit ishte mes emrave të Elvis Roshit dhe Shkëlqim Selamit, të cilët duhet të linin mandatin e deputetit dhe kryebashkiakut.

Pjesë nga vendimi i Prokurorisë së Përgjithshme – 2016:

Prokuroria e Përgjithshme pas verifikimeve te thelluara, ka konkluduar, se dy deputetë të Kuvendit të Shqipërisë dhe një kryetar Bashkie janë në kushtet e ndalimit të ushtrimit të funksionit, në bazë të ligjit per “Verifikimin e Integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike” ose te njohur ndryshe si Ligji I “Për Dekriminalizimin”.

1. Dashamir Tahiri, me funksion “Deputet”

2. Shkëlqim Selami, me funksion “Deputet”

3. Elvis Rroshi, me funksion Kryetar i Bashkisë Kavajë

Në mënyrë të përmbledhur, Sektori i “Dekriminalizimit” në Prokuroria e Përgjithshme ka siguruar të dhënat, si vijon:

– Shtetasi Dashamir Tahiri, me funksion “Deputet” rezulton se nuk ka deklaruar në formularin e “Dekriminalizimit” të dhëna:

* Në vitin 1995 është raportuar nga policia në Foggia për krime lidhur me falsifikimin e parave;

* Në vitin 2009 është dënuar nga Gjykata në Ravena (për të vuajtur 9 muaj burgim) për përdorim të një leje drejtimi shqiptare të falsifikuar.

* Subjekti është kontrolluar disa herë nga policia;

* Subjekti Tahiri ka dhënë shpjegimet e tij në Sektorin e “Dekriminalizimit”, duke deklaruar se nuk ka qenë në dijeni të dënimit me burgim në Ravena. Ndërsa, lidhur me procedimin për “fallsifikim parash”, ka deklaruar se bëhet fjalë për një episod në autostradë, kur ai është mashtruar nga një kamarier lokali, i cili i ka dhënë para fallse.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.