E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Jozi kërkon ndjesë për frazën “kopil shkine”: Kosovën e dua me shpirt
Lajme

Jozi kërkon ndjesë për frazën “kopil shkine”: Kosovën e dua me shpirt

“Kopil shkine” ishte fraza që ‘nxori me ceremoni’ Jozefin Markun nga gara e Big Brother Albania. Një fjali drejtuar shqiptarit nga Kosova, Gjesti.

Pas daljes së tij nga shfaqja reality, Jozi nuk e kishte kuptuar mirë rëndësinë e situatës dhe peshën e fjalëve të rënda që nuk preknin vetëm Gjestin, por të gjithë shqiptarët. Pasi u ballafaqua me realitetin që kishte lënë jashtë, ish-banori vendosi të postojë një video në Instagram ku u kërkon falje publike shqiptarëve të Kosovës dhe familjes së Gjestit, për gjuhën e përdorur.

Sipas tij, gjuha e përdorur nuk kishte si qëllim të prekte në plagë, por e ka thënë vetëm si shembull negativ që nuk duhet ndjekur.

“Ndiej një detyrim shpirtëror, patritotik ndaj gjithë shqiptarëve të Kosovës dhe familjes së Gjestit. Për t’ju kërkuar falje publike për këtë situatë e cila në asnjë mënyrë nuk kishte për qëllim të prekte plagën tonë të përbashkët. E kam përmendur armikun vetëm si shembull negativ për të treguar që nuk duhet të jemi ata që ndjekin këtë rrugë.

Kjo shprehej nuk i drejtohej dhe nuk i përket asnjë shqiptari. Kosovën e dua me shpirt dhe me respekt përulem ndaj krejt vuajtjeve që kanë kaluar”-shprehet Jozi.

Ndërkohë video shoqërohet edhe me frazën e shkruar në postim: “Kosovë e Adem Jasharit hej ta puthsha plagën. Kto janë fjalë shpirti Vllezër”.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.