Ju lutem një “bastun” për Plakun e Surrelit!
Që prej 1998-ës e deri më sot, dikur djali plëngprishës i politikës dhe sot ai që e njohim si plaku i Surrelit, nuk e ka njohur kurrë institucionin e dorëheqjes. Një para-politikan i pangjashëm me askënd, që prej më shumë se 20 vitesh vjen vërdallë nëpër të linjta si ajo që s’thuhet, ndërsa nuk bën asgjë më shumë vecse ndot ambientin me ato që kutërbon nga llapa që s’pushon, nuk mund të ishte më i bajatshëm sesa është kur e pyesin për pergjigjësi. Një njeri që ka alergji nga përgjegjësia, një i moshuar pa ngushëllim që shpreson se duke u bërë gazi i botës, populli nuk e kupton se poturet e tij Yammamoto fshehin më shumë sesa deshtimin tij si shtetar, atë të organizmit të tij tashmë pa frerë . Fakti që ai nuk e jep, nuk do te thotë se populli e sidomos opozita të mos e kerkojë. Opozita nga ana e saj nuk duhet te prese te beje “ate qe do populli”, por duhet qe popullit t’i prije per ti dhene ate qe ai meriton. Doreheqja e plakut eshte me e pakta sot. Largimi i kastes se tij sunduese njehere e mire eshte emergjenca me e madhe qe ka ky vend, me e madhe sesa nevoja per uje pa alga ne Tirane! Edi Rama nuk iken, edhe te doje nuk mundet. Sot ne shenje respekti edhe moshen e tij te shkuar ai duhet te “ndihmohet” qe ta finalizoje kete hap. Ne keto raste te moshuarit mbahen prej krahesh, ngrihen ne peshe, dhe me pas shtrihen ne shtratin e tyre dhe lejohen te pensionojne bashke me gabimet dhe psheretimat e tyre pa i degjuar as fjalet e cartura e as ato qe te moshuarit nuk i degjohen!
p.s…vetëm se për plakun e Surrelit, do të duhet edhe një “bastun”!
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



