Juventinët dalin kokëulur nga “San Siro”
Milani ka marrë një tjetër fitore të rëndësishme në kampionat, duke mundru me rezultatin 2-0 Juventusin në “San Siro”.
Në fund të pjesës së parë ishte Tomori i cili kaloi në avantazh kuqezinjtë dhe 10 minuta pas fillimit të pjesës së dytë, Brahim Diaz realizoi një supergol.
Bardhezinjtë nuk arritën dot të reagonin siç duhet, me tentativat e tyre që nuk ishin të rrezikshme për portën e Tatarushanut.
Kështu kuqezinjtë i bashkohen momentalisht në vendin e parë Napolit dhe Atalantës, ndërsa Juventusi qëndron në vendin e 8-ë.
REZULTATI:
MILAN 2-0 JUVENTUS
Tomori 45′, B. Diaz 55′
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



