E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
“Ka plot të tjerë, dhe mund të jenë më të mirë”, largimi i Sokol Ballës…
Lajme

“Ka plot të tjerë, dhe mund të jenë më të mirë”, largimi i Sokol Ballës…

Tashmë është konfirmuar largimi i Sokol Ballës nga televizioni Top Channel. Pak pas shkarkimit nga drejtor informacioni në Top Channel, Sokol Balla lajmëroi largimin edhe nga emisioni që drejtonte prej kohësh “Top Story”.

Lajmi po qarkullonte prej kohësh në media dhe u bë me dije se arsyeja e këtij largimi u bë intervista e tij me Sajmir Tahirin, e cila nuk u prit mirë nga drejtuesit e televizionit duke i shkaktuar atij konflikte me ta.i Largimi i tij është tij është shoqëruar me komente të shumta, dhe nuk ka munguar as reagimi i pronares së Top Channel Vjollca Hoxha.

Me anë të një shkrimi i cili gjendet në faqen e webit të televizionit, Vjollca Hoxha shprehet:

Natyrisht që ikja e Sokol Ballës është një goditje, por nuk është fundi. Ka plot të tjerë në tregun mediatik që mbushin boshllëkun e krijuar, bile edhe mund të jenë më të mirë. Kjo nuk do të thotë se Sokol Balla nuk është gazetar VIP dhe me një zgjuarsi e nuhatje te lindur për gazetar. Por nuk u shemb Roma se iku Koli.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.