E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Kadilli flet pas mbledhjes së Kryesisë: Sfidoj Bashën për të dalë në debat publik
Publik News

Kadilli flet pas mbledhjes së Kryesisë: Sfidoj Bashën për të dalë në debat publik

Kadilli tha se në mbledhje pati diskutime dhe debate dhe u miratua vetëm një nga 5 kërkesat e tij. Kadilli këmbënguli në idenë e tij për një debat të hapur të 4 kandidatëve duke e sfiduar edhe njëherë Bashën për ballafaqim.

“Ishte një mbledhje që pati diskutime, debate. U përqendrua në kërkesat që paraqita sot. Nga 5 kërkesat u miratua vetëm e para, sepse unë kërkova që të jetë e gjithë lista e miratuar. 4 pikat e tjera, pjesa e administrative, e ngritjes së administratës dhe pjesa e listave nuk gjeti debat. Çështja më kryesore që unë vazhdoj të këmbëngul dhe është çështje politike dhe që do i shërbente Partisë Demokratike për të krijuar një ushtrim të ri demokratik, do ishte çështja e një debati.

Propozova në mënyrë këmbëngulëse në Kryesi për ti mundësuar anëtarësisë që të kishte debat të hapur, të ketë mundësi që të dëgjoj të 4 kandidatët në një debat të hapur. Do ishte një lehtësi për kandidatët, për vetë anëtarësinë dhe balancim mes forcave që kanë tre kandidatët që janë jashtë dhe kandidatët që janë në zyrë. Lulzim Basha është i sfiduar nga unë personalisht për të dalë në një debat publik. Për tu ballafaquar për të vërtetat tona për PD. Nëse ne do kishim sot do kishim një debat publik për të vërtetat e PD, do kishim një kryetar që do fillonte që sot të ngrinte opozitën e re, që do ishte nesër alternativa qeverisëse”, tha Kadilli.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.