E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Kadilli mes Kuvendit të Berishës: Sali hap krahun, duhet lider i ri
Lajme

Kadilli mes Kuvendit të Berishës: Sali hap krahun, duhet lider i ri

Ish-kandidati për kryetar të PD-së, Fatbardh Kadilli i bëri thirrje Sali Berishës nga Kuvendi i tij në stadium “Air Albania” që të hapë krahun  dhe të largohet, pasi e djathta ka nevojë për një lider të ri.

“Rregulli që kryetari që humbet zgjedhjet duhet të largohet duhet të fillojë të zbatohet me Lulzim Bashën dhe Sali Berishën. Vetëm nëse Basha dhe Berisha përjashtohen ne do të kalojmë provën e seriozitetit.

Vetëm atëherë do të fillojë ndryshimi i vërtetë i PD-së. Nëse nuk e bëjmë do të jemi që nesër në një krizë të re. Nëse jemi këtu për të zëvendësuar Bashën me Berishën kemi mashtruar veten. Duhen udhëheqës të rinj. Ne kemi nevojë për një brez të ri politikanësh.

Të ndalojmë cdo kryetar humbës në krye të partisë. Të krijojmë një administratë profesionale me statut dhe mendësi të re. Të sjellim një ekip të ri në krye të partisë. I bëj një thirrje Berishës, ky është momenti për t’i hapur rrugë të resë. Rikthimi juaj në krye të PD mund të duket sikur zgjidh krizën sot, por vdes të ardhmen nesër” deklaroi ai

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.