E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Kalaja kallëzon në SPAK Marsida Xhaferllarin: Ka shpërdoruar detyrën
Lajme

Kalaja kallëzon në SPAK Marsida Xhaferllarin: Ka shpërdoruar detyrën

Juristja Adriana Kalaja ka kallëzuar në SPAK anëtaren e Gjykatës Kushtetuese Marsida Xhaferllari për shpërdorim detyre dhe ushtrim të ndikimit të paligjshëm, pas pamjeve të shpërndara në rrjetet sociale, në të cilat duket qartë se ajo është pjesë e darkave festive të organizuara nga Lulzim Basha.  Kalaja u shpreh se Xhaferllari, e cila është bashkëjetuesja e Enkelejd Alibeajt duhet të shkarkohet pasi procesi i vettingut ka përcaktuar rregulla të qarta për bashkëjetesën.

Nga SPAK, pasi dorëzoi padinë penale, Kalaja denoncoi faktin se anëtarja e Gjykatës Kushtetuese, Marsida Xhaferllari iu ka bërë presion gjyqtarëve të tjerë që të pranojnë kërkesën e Bashës për marrëveshjen e refugjatëve.

Adriana Kalaja bëri me dijse se i ka dërguar kërkesë KPA-së  dhe Institucione te tjera kompetente që të nisin procedimin disiplinore ndaj anëtares së Gjykatës Kushtetuese, Marsida Xhaferllari.

Anëtarja e Gjykatës Kushtetuese u shfaq në festën e organizuar nga Lul Basha për fundvit.

Ky është një skandal, pasi anëtarja e Gjykatës Kushtetuese, një nga institucionet me peshë të madhe, shfaqet në një festë me frymë politike.

E përgjedhur nga Ilir Meta, kur ky i fundit mbante postin e Presidentit, Xhaferllari, pa asnjë lloj hezitimi shfaqet në festën e një partie politike, e cila në fakt ka një konflikt interesi brenda saj.

Në fotot e publikuara në rrjetet sociale, Xhaferllari është nën shoqërinë e alkoolit dhe duhanit, ku nuk mungojnë batutat dhe të qeshurat me anëtarët e një partie politike.

Xhaferllari shfaqet nën shoqërinë e nënkryetarit të PD-së së Bashës, Enkelejd Alibeajt, i cili në fakt është edhe bashkëjetuesi i saj.

Ende nuk ka një reagim nga Këllimi i Lartë Gjyqësor për një skandal të tillë që sjell politizimin e Gjykatës Kushtetuese.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.