Adriana Kalaja thirrje Alimehmetit: Mbylle garën. Këlliçi fitues. Të nisim betejën për të rrëzuar Erion Velinë
Adriana Kalaja, një nga 7 kandidatet e PD-së në primaret për Tiranën shpreh gadishmërinë për të mbështetur Belind Këlliçin dhe i bën thirrje Ilir Alimehmetit të pranojë humbjen.
‘Sot për interest ë PD-së duhet të mbyllet gara. Nuk duhet të ketë balotazh” tha Kalaja në një intervistë për Ora Neës me gazetaren Katerina Hysenllari ndërsa i bëri thirrje të gjithëve të rreshtohen krah Këlliçit për të nisur betejën kundër Erion Veliajt në zgjedhjet e 14 majit 2022.
Adriana Kalaja: “Nëse do të isha në vend të dytë do të kërkoja dorëheqjen dhe nëse ka pak dinjitet zoti Alimehmeti duhet ta bëjë. Me pikët që ka fituar, Belind Këlliçi është fitues real dhe moral.
Unë po të isha në vend të dytë nuk do e çoja prapë PD-në në balotazh. Nga sot duhet të përgatitemi për 14 majin. Për mua Belindi është fitues dhe unë nuk kam asnjë dyshim në këtë pikë
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



