E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Kalon për gjykim dosja e kryebashkiakut Kreshnik Hajdari
Lajme

Kalon për gjykim dosja e kryebashkiakut Kreshnik Hajdari

Kreshnik Hajdarit, kryebashkiakut të Kuçovës.

Prokuroria e Posaçme e akuzon Hajdarin për falsifikim të formularëve. Sipas SPAK, Hajdari nuk ka deklaruar në formular dënimin e tij të marrë në Greqi për kalim të jashtëligjshëm të kufirit në vitin 1999.

Më 15 nëntor të vitit të kaluar Hajdari u mor i pandehur nga Prokuroria e Posaçme.

Më 14 nëntor, Hajdari i shpëtoi heqjes së mandatit në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve. Kreu i KQZ-së, Ilirjan Celibashi u shpreh se nuk ka një shkak ligjor që t’i ndërpritet mandati Hajdarit, edhe pse nuk deklaroi në formularin e dekriminalizimit, dënimin në Greqi.

Në fillim të muajit nëntor të 2023, drejtësia greke i përcolli Ministrisë shqiptare të Drejtësisë, një vendim që faktonte se kryebashkiaku i Kuçovës, Kreshnik Hajdari, është dënuar nga gjykata e Janinës, ndërkohë që në formularin e vetëdeklarimit ka thënë se nuk është i dënuar.

Gjykata në Janinë e ka gjetur fajtor Hajdarin për hyrje në territorin grek në mënyrë të paligjshme dhe e ka dënuar në 23 qershor të vitit 1999 me “masë riedukuese të qortimit”.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.