E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
“Kam 5 ditë i bllokuar nga dëbora dhe jam pa ushqim… ju lutem më ndihmoni”
Lajme

“Kam 5 ditë i bllokuar nga dëbora dhe jam pa ushqim… ju lutem më ndihmoni”

Mësuesi Ndue Leka ndodhet i izoluar nga dëbora prej 5 ditësh në Dukagjin.

 Leka është i vetëm në një banesë në Bushalë, pa ushqim dhe pa energji elektrike. Në një lidhje telefonike me redaksinë e Report Tv, Leka thotë se ndodhet pa ushqim dhe pa energji elektrike.

“Ka rënë 1 metër borë, po pres të shoh çdo bëhet. Jam në një banesë i vetëm në Bushalë. Jam i sëmurë nga mushkëritë dhe nuk eci dot. Ushqimin unë e marr për 5 ditë por sot është e shtunë. Të iki deri tek lumi bëj 6 orë me këtë borë me këmbë. Kërkoj që kur të kalojë helikopteri të marrë mësuesit e tjerë tek Bregu i Lumit, të vijë të më marrë edhe mua. Jam në mëshirë të fatit, kërkoj ndihmë. ”-ka thënë Leka.

Dy ditë më parë, një nga 8 mësuesit e bllokuar në Dukagjin, Vladaj tha se shkolla rrezikon të shembet dhe situata mund të përkeqësohet. Ende mësuesit e bllokuar ndodhen tashmë në  zonën e Bregut të Lumit duke pritur që të ketë një ndërhyrje me helikopter që ata të transportohen drejt Shkodrës.

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.