“Kam njohje me Ervin Matën, bashkëjeton me vajzën”, zbardhet dëshmia e prindërve të Elvanës
Në dosjen e Prokurorisë, janë zbardhur dhe një pjesë e dëshmive të prindërve të Elvana Gjatës.
Elvana Gjata dhe partneri i saj Ervin Mata, të dy në kërkim policor
Ndërsa Donika Gjata, nëna e këngëtares ka deklaruar së është takuar për herë të fundit me bijën e saj më datë 03.10.2018.

“I është marrë deklarim që tregon rrethanat e hetimit shtetasit Fatmir Gjata, i cili është i ati i shtetases Elvana Gjata, ku ndër të tjera ka deklaruar se Elvanën ka rreth 2 javë që e ka takuar, ajo shoqërohej shpesh me Mevjol Bilon, pasi bashkëshortja e tij e kishte nip, dhe se me shtetasin Ervin Mata e bija e tij ka rreth 1 vit që bashkëjeton.

I është marrë deklarim që tregon rrethanat e hetimit shtetases Donika Gjata, e cila ndër të tjera ka deklaruar së është takuar për herë të fundit me bijën e saj më datë 03.10.2018, ka njohje me Ervin Matën pasi ky i fundit ka rreth 1 vit që bashkëjeton me vajzën e saj, gjithashtu shtetasin Mevjol Bilo e ka nip të sajin”, janë këto dëshmitë e prindërve të Elvanës
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



