E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
“Kamikazi” pa patentë përplas 11-vjeçarin, pranga edhe 30-vjeçares që i jepte makinës e dehur
Publik News

“Kamikazi” pa patentë përplas 11-vjeçarin, pranga edhe 30-vjeçares që i jepte makinës e dehur

FIER – Policia e Fierit ka vënë në pranga tre persona për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor. Mes të arrestuarve është edhe një 21-vjeçar, I cili ka përplasur me makinë një fëmijë 11 vjeç.

I mituri ndodhet në spital, ndërsa 21 vjeçari rezulton se nuk kishte patentë.

“O. C., 21 vjeç, banues në fshatin Ngurrëz e Vogël, Lushnjë, pasi në fshatin Imësht, duke drejtuar pa leje drejtimi automjetin tip “Benz” ka përplasur një fëmijë të mitur 11-vjeç, i cili po drejtonte një biçikletë dhe ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Shërbimet e Policisë bënë të mundur identifikimin, kapjen dhe arrestimin e 21-vjeçarit i cili pas aksidentit është larguar nga vendi i ngjarjes”, bën me dije policia.

Kapen edhe shoferët e dehur

Po ashtu, policia njofton se ka vënë në pranga edhe dy shoferë të dehur. Të arrestuarit janë:

-P. I., 30 vjeçe, banuese në Fier, pasi në vendin e quajtur “Rotondo e Savrës” është kapur nga shërbimet e Policisë duke drejtuar automjetin tip “Volkswagen” në gjendje të dehur si edhe me leje drejtimi të dyshuar të falsifikuar.

-I. R. 47 vjeç, banues në Fier, pasi në lagjen “Mbrostar Ferko”, duke drejtuar në gjendje të dehur automjetin tip “Ford” ka përplasur automjetin tip “Skoda” me drejtues shtetasin A. G. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.