E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
KANABIS NË FORMË ÇOKOLLATE/ Vlonjati që tregtonte
Lajme

KANABIS NË FORMË ÇOKOLLATE/ Vlonjati që tregtonte

Një 33-vjeçar është arrestuar nga policia e Vlorës pasi në banesë iu gjet një armë gjahu pa leje dhe 245 gr lëndë narkotike.

Në bazë të disa informacioneve policia, ka zhvilluar operacionin e koduar ”Fast” ku në pranga ka rënë shtetasi Ervin.R., banues në Grabian.

 

NJOFTIMI I POLICISË

Posedonte në banesë armë gjahu pa leje dhe lëndë narkotike, arrestohet në flagrancë nga Policia.

Strukturat Policore të Seksionit për Hetimin e Trafiqeve dhe Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë, në bazë të disa informacioneve të siguruara në rrugë operative kanë zhvilluar dhe finalizuar operacionin e koduar ”Fast”.

Si rezultat u arrestua në flagrancë shtetasi:

Ervin.R., 33 vjeç, banues në Grabian, Vlorë.

Shtetasit të mësipërm iu gjet dhe iu sekuestrua në banesën e tij në fshatin Grabian, 1 armë gjahu pa leje dhe 245 gramë kanabis në formë çokollate.

Materialet hetimore iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprat penale ”Prodhimi, mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive”, dhe ”Prodhim, shitja e narkotikëve”, parashikuar nga nenet 280 dhe 283/1 të Kodit Penal.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.