E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Kanabizimi i vendit dhe kriminalizimi i policisë/ Dënohet truproja e Tahirit
Lajme

Kanabizimi i vendit dhe kriminalizimi i policisë/ Dënohet truproja e Tahirit

Paul (Agustin) Deda, ish-shoqërues i Saimir Tahirit si dhe dy të hetuar të tjerë për trafik droge dhe grup të strukturuar kriminal gjatë operacionit të koduar “Shpirti” u dënuan me nga 8 vjet burg secili.

BIRN

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar vendosi të premten më 20 shtator deklarimin fajtor për trafik të narkotikëve dhe grup të strukturuar kriminal për ish-truprojën e ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri si dhe dy të pandehur të tjerë të hetuar prej vitit 2017 në kuadër të operacionit të koduar “Shpirti”, të kryer nga autoritetet e drejtësive shqiptare dhe italiane.

Paul “Agustin” Deda, i cili ka shërbyer më parë si ish-truprojë u dënua me 12 vjet burg për trafikim të narkotikëve dhe 3 vjet për grup të strukturuar kriminal. Ai u dënua me një vendim të vetëm prej 12 vitesh heqje lirie dhe në aplikim të gjykimit të shkurtuar, do të vuajë përfundimisht me 8 vjet burg. Dënime të njëjta u dhanë dhe për dy anëtarë të tjerë të këtij grupi të strukturuar kriminal me aktivitet trafikimin e lëndëve narkotike, dy të pandehurit Leonidha Sejdiaj dhe Hamid Seferi, të cilët dhe këta kishin kërkuar gjykim të shkurtuar.

Vendimi u mor nga trupi gjykues i përbërë nga gjyqtarët Aurel Arapi, Ilir Përdeda dhe Ardit Mustafaj.

Rezultatet e hetimit disa vjeçar të zhvilluar nga autoritetet shqiptare me ato italiane të koduar si operacioni “Shpirti” u njoftuan gjatë një konference për shtyp të zhvilluar nga SPAK dhe Antimafia italiane më 4 korrik 2021. SPAK njoftoi atëherë se mes të akuzuarve ishin edhe dy oficerët e policisë që bënin pjesë në grupin e shoqërimit të ish-Ministrit të Brendshëm, që në atë kohë ishte Saimir Tahiri, edhe pse ky i fundit nuk u përmend me emër. Tahiri u gjykua për trafik ndërkombëtar droge por u gjet i pafajshëm për këtë vepër penale dhe u dënua për “shpërdorim detyre”.

Operacioni “Shpirti” lidhet me valën e kultivimit dhe trafikimit masiv të kanabisit në Shqipëri para zgjedhjeve të vitit 2017 dhe hedh dritë për kriminalizimin e përgjithshëm të Policisë së Shtetit deri në nivelet e saj më të larta në atë kohë. Sipas prokurorisë, katër grupet kriminale që u goditën merreshin jo vetëm me

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.