Kancelari gjerman Scholz: Ballkani Perëndimor ta shfrytëzojë për integrimin brenda rajonit dhe rrugëtimin drejt BE-së
Kancelari gjerman Olaf Scholz, nga tryeza ku po zhvillohen punimet për Procesin e Berlinit, tha se fakti se ky samit po zhvillohet në Tiranë është një sinjal shumë i fortë për vendet e Ballkanit Perëndimor.

Për kancelarin gjerman të gjitha vendet e Ballkanit duhet ta shfrytëzojnë këtë moment së pari për integrimin brenda rajonit e më pas për ecurinë në rrugëtimin brenda BE-së.
“Çfarëdo lloj ecurie që do të kemi për ecurinë e tregut rajonal do t’ju sjellë gjithnjë e më shumë tek standartet e BE-së. Ky është procesi i Berlinit le të vijojmë duke bërë gjithçka realitet”, tha Scholz.
“Shqipëria njihet për mikpritjen e saj dhe kjo u vërtetua edhe njëherë sot. Dua t’ju falënderoj për këtë përgatitje shumë të mirë të Samitit por edhe për takimet e shumta që u realizuan në Tiranë gjatë muajve të fundi. Kam raporte të shkëlqyera për këto takime.
Procesi i Berlinit është një forum bashkëpunimi, pra kërkohet më shumë se kurrë.
Jam shumë i lumtur që për herë të parë ky samit organizohet në një vend të Ballkanit Perëndimor. Është një sinjal shumë i fortë dhe ne duhet ta shfrytëzojmë për tu përqendruar tek objektivi që kanë të gjitha shoqëritë e Ballkanit Perëndimor dhe ky është integrimi brenda përbrenda rajonit dhe ecuria ne rrugëtimin brenda BE-së.
Vitin e shkuar keni marrë disa hapa madhore për nënshkrimin e tre marrëveshjeve për lëvizshmërinë. 4 nga 6 shtetet i kanë ratifikuar këto marrëveshje deri më tani. Ndikimi i këtyre marrëveshjeve tek qytetarët e Ballkanit Perëndimor është vërtetë konkret.
Ne duhet të theksojmë edhe më tek marrëveshjet që kemi planifikuar dhe të diskutojmë idetë që kemi për bashkëpunimin rajonal për ta kthyer në histori suksesi.
Çfarëdo lloj ecurie që do të kemi për ecurinë e tregut rajonal do t’ju sjellë gjithnjë e më shumë tek standartet e BE-së. Ky është procesi i Berlinit le të vijojmë duke bërë gjithçka realitet.”, tha kancelari gjerman.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



