Kandidati i “BF” denoncon : Ndaluam shoferin e makinës, erdhi edhe policia. Meta: Vetëm sekti i Rilindjes i bën këto krime zgjedhore
Një incident ka ndodhur gjatë natës në Berat, mes banorëve të fshatit Velabisht, kandidati të opozitës për kryetar bashkie dhe disa personave, të cilët po tentonin të hidhnin asfalt elektoral.

Zija Ismaili thotë se është njoftuar nga disa banorë të zonës. Ai ka shkuar dhe ka konstatuar se një mjet pa targa po shtronte rrugën, ndërkohë që nuk ka pasur asnjë tabelë informuese për punimet.
“Në njësinë administrative të Velabishtit, një nga njësitë më të mëdha në Berat. Po kthehesha nga një takim elektoral dhe më thonë që ka një denoncim nga qytetarët se në Velabisht ka ardhur një mjet pa targa që po hedh bitum. Është hera e dytë që e bëjmë këtë denoncim. Vijmë këtu bashkë me dy deputetët e qarkut të Berat. Nuk ka asnjë tabelë informuese për punimet në këtë rrugë, sipas ligjeve në fuqi. Tabela duhet të tregonte datën e fillimit të punimeve, përfundimin e punimeve, kush është firma që bën punimet. banorët janë shumë të irrituar pasi nuk ka transparencë për punimet që po bëhen. Ne erdhëm menjëherë, ndaluam shoferin dhe i kërkuam të na thotë pse në këtë orë punime dhe në emër të kujt. Më pas erdhën makina të shumta policie, oficerë të operacionales, civilë dhe të policisë së Shtetit”, tha Ismaili.
Në lidhje me këtë ngjarja ka reaguar edhe kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta, i cili e quan një turp. Meta deklaron se vetëm sekti hajdut i Rilindjes mund t’i bëjë këto krime zgjedhore në mesnatë!
“Turp-Turp-Turp! Vetëm sekti hajdut i Rilindjes mund t’i bëjë këto krime zgjedhore në mesnatë! Berati do i ndëshkojë në mënyrën më të merituar në 14 Maj! Asgjë nuk e ndal Ndryshimin dhe Fitoren e Dr.Zija Ismailit”, deklaron Meta.
Ndërkohë Meta ka shprehur mbeshtetjen per kandidatin e koalicionit “Bashke Fitojme” per bashkine e Lushnjes, Eduart Sharka, qe sipas kreut te PL ka nje program te shkelqyer per te rimekembur qytetin.
“Lushnja drejt Ndryshimit, sepse Eduart Sharka ka një program të shkëlqyer që rimëkëmb Lushnjen. Pas 14 Majit me Eduart Sharkën si kryebashkiak, 10% të buxhetit të bashkisë Lushnje do të shkojë për skemën vendore të granteve në bujqësi dhe 8% e buxhetit të bashkisë do të shkojë për dëmshpërblimin nga dëmet e shkaktuara nga fatkeqësitë natyrore. Vlerësimet më të mira dhe mbështetjen më të fortë, kryebashkiakut të ardhshëm të Lushnjes për programin e tij për bujqësinë. Ky program i Eduart Sharkës është program i punës dhe që mbështet njerëzit punëtorë të Lushnjes”.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



