E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Kandidati i opozitës: Të bashkohemi përsëri bashkë për fitoren
Lajme

Kandidati i opozitës: Të bashkohemi përsëri bashkë për fitoren

Nuk ndalem para padrejtësive

Kolegji Zgjedhor ka vendosur sot që zgjedhjet në Bashkinë e Rrogozhinës të ripërsëriten. Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për këtë bashki, Shkëlqim Hoxha, ka reaguar ndaj këtij vendimi.

Në një status në rrjetet sociale, Hoxha deklaron se nuk do të ndalet para padrejtësive dhe se zgjedhjen duhet ta bëjnë vetë qytetarët. Ai i inkurajon banorët e Rrogozhinës të marrin vendimin me liri, pa manipulime dhe vota të tjetërsuara.

Hoxha shpreh falenderime për mbështetjen e ekipit të tij dhe deklaron se ata janë gati të bashkohen sërish dhe të përballen me padrejtësitë. Ai shpreson që së bashku të ndryshojnë Rrogozhinën.

“Beteja ligjore na dha të drejtë duke vendosur për rivotim, dhe beteja jonë për Rrogozhinën vazhdon. Ne jemi gati, edhe njëherë, të bashkojmë forcat dhe të shkojmë për ndryshimin e Rrogozhinës!”, shkruan Hoxha.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.