E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Kandidati për kreun e PD-së/ Shehaj: U binda të kandidoj  sepse  Basha nuk e çon dot partinë në fitore
Publik News

Kandidati për kreun e PD-së/ Shehaj: U binda të kandidoj sepse Basha nuk e çon dot partinë në fitore

Përmes një konference për mediat, Shehaj theksoi se kryetari i PD-së duhet të ketë vetëm një mundësi nëse humbet zgjedhjet, ai duhet të largohet.

Shehaj tha se bindjen për të kandiduar e bazon në bindjen se Lulzim Basha nuk e çon dot PD-në në fitore.

“Për ta mundur regjimin e Edi Ramës ka nevojë për një udhëheqës krejt të ndryshëm nga ai. Të pakorroptuar. Partia jonë ka nevojë për një reformë të thellë dhe të menjëhershme. Të qenurit kryetar i PD nuk duhet të jetë vetëm privilegj, por edhe përgjegjësi. Në statut kryetari duhet të ketë vetëm një mundësi të japë dorëheqjen nëse dështon”, tha Shehaj.

“Po kandidoj sepse udhëheqja aktuale po përpiqet ta kalojë humbjen e 25 prillit si një gjë të zakonshme. Kandidimi im është fillimi i një projekti për ndryshimin e PD”, tha ai.

Shehaj tha se konkurrimin nuk e sheh si garë për një post, por si një përpjekje të përbashkët me të gjithë demokratët që kërkojnë që partia të jetë partia e anëtarëve. Shehaj përjashtoi mundësinë e bashkëqeverisjes me Ramën, nëse zgjidhet kryetar.

“Nëse zgjidhem kryetar i PD, nuk do të ketë bashkëqeverisje”, tha ai.

Shehaj u shpreh se përballë Edi Ramës, duhet një njeri krejt ndryshe prej tij.

“Basha nuk është lider i korruptuar. Përballë Edi Ramës duhet një njeri krejt ndryshe nga Edi Rama. Duhet të jetë i pakorruptuar”, deklaroi ai.

Ndërsa për shpalljen non grata të Sali Berishës nga SHBA, Shehaj nuk pranoi të bënte komente.

“Jemi të vetëdijshëm që lideri historik i PD ka kontribut të jashtëzakonshëm në orientimin e Shqipërisë drejt Perëndimit. Për shpalljen non grata nuk kam koment”, tha ai.

“Lideri historik i Partisë Demokratike ka një kontribut të jashtëzakonshëm. Sa i përket shpalljes së zt. Berisha person non grata, personalisht nuk dua të jap asnjë koment”, thekson ai.

Ai tha se nëse do të jetë kryetar i Partisë Demokratike nuk do të ketë asnjë mundësi bashkëqeverisje me Edi Ramën.

“Nëse unë do të jem kryetar i Partisë Demokratike nuk do të ketë asnjë mundësi bashkëqeverisje. Unë mendoj që përballë Edi Ramës duhet një lider dhe një njeri krejt ndryshe nga Edi Rama ku njerëzit të mendojnë se je i pa korruptuar”- shtoi ai.

Shehaj u shpreh se kandidatët për deputetë duhet të votohen nga anëtarësia me një anëtar një votë, ndërsa shtoi se edhe në fushatën elektorale kandidatët duhet të shtyhen për të marrë vota personale.

“Unë mendoj që të gjithë kandidatët duhet të shtyheshin të merrnin sa më shumë vota personale. Sigurisht nëse të gjithë kandidatët duhet të ishin shtyrë për të marrë sa më shumë vota, do të kishte shumë më shumë vota për Partinë Demokratike”, tha më tej.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.