E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Kandidatja për kryeprokurore flet për frikën e saj: Ligjin e konsideroj të shenjtë
Publik News

Kandidatja për kryeprokurore flet për frikën e saj: Ligjin e konsideroj të shenjtë

Kandidatja për Prokurore të Përgjithshme, Fatjona Memçaj ka deklaruar sot gjatë seancës dëgjimore në Këshillin e Lartë të Prokurorisë se ajo e ka frikë ligjin dhe gjithë karrierën e saj e ka ndërtuar në këtë frymë.

Ajo është shprehur se ligjin e konsideron si të shenjtë dhe nuk do të ndërmerrte kurrë një vendim që do të cenonte ligjin. Memçaj tha se nuk ka frikë nga presionet, pas s’do ishte në këtë funksion.

 

 

“Unë e kam frikë ligjin, ndaj e kam ndërtuar karrierën mbi frikën mbi ligjin. Njerëzit që me njohin e dinë që s’kam frikë në detyrë sepse nuk do isha këtu.

Ligjin e konsideroj të shenjtë, aq më shumë ku cenohen interesat dhe të drejtat e  qytetarëve.

Po akuzohemi se po favorizohen të fortët dhe po sulmohen të dobëtit. Nëse unë do i jap të drejtën të shkel ligjin, do i thosha çdo qytetari që të shkel ligjin. Do pranoja çdo penalitet nëse do ishte e nevojshme”, ka thënë Memçaj.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.