“Kanë hyrë ilegalisht në Shqipëri”, shoqëron dy grekë pas varrimit të Kaçifas. Mediat greke shkruajnë se janë…
Pas thirrjeve anti-shqiptare në Bularat të Gjirokastër, polica ka shoqëruar dy persona, të cilët po verifikohen nga kanë hyrë në territorin e Shqipërisë.
Nëse kanë hyrje të rregullt do lejohen të vijojnë. Po kanë hyre ilegalisht do procedohen penalisht për kalim të paligjshëm të kufirit, thonë burimet nga Policia e Gjirokastër.

Ndërkohë emrat e të proceduarve nuk janë bërë të ditur. Për këtë ngjarje kanë raportuar dhe mediat greke të cilat shkruan se në Policia janë shoqëruar 4 drejtues të lartë të komunitetit grek në Epirin e Veriut, janë marrë në pyetje nga policia shqiptare.
Mësohet se ata janë Bobby Karathano- Kryetar i Asociacionit Qendror të Epirit të Veriut, Thoma Stefos ish-anëtare e Këshillit të Përgjithshëm DEEEM Omonia, Christos Ntoutsi – Ish Zyrtari i Qarkut Upper Dropoli, Andrea Kourtis, Drejtori Komuna Heliopolis.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



