E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Kanë mbetur pa u numëruar edhe  1353 kuti, ja ngjyrat politike të parlamentit të ri të Shqipërisë
Uncategorized

Kanë mbetur pa u numëruar edhe 1353 kuti, ja ngjyrat politike të parlamentit të ri të Shqipërisë

Në Shqipëri është duke vijuar numërimi i votave që shqiptarët hodhën në kuti të djelën për të zgjedhur ligjvënësit e rinj.

Prej orës 20:00 të mbrëmjes të së dielës që përfundoi votimi, deri më tani janë numëruar në të gjithë vendin, 4009 kuti nga 5362 që janë në total në rang kombëtar. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është duke paraqitur në kohë reale rezultatet, kur deri më tani Partia Socialiste rezulton forcë e parë me 48.23 % të votave, ose 421.893 vota. Përkthyer në mandate deputetësh, sipas KQZ-së, PS merr 73 karrige në Kuvendin e Shqipërisë. Pas saj vjen Partia Demokratike me 29.01 %, ose 336.883 vota.

Për demokratët edhe pse mbeten forcë e dytë politike në rang vendi, ësh(Minus) 1353 kuti, ja ngjyrat politike të parlamentit të ri të Shqipërisëtë pësuar rënie e dukshme sa i përket një krahasimi me vitin 2013. Përkthyer në mandate, PD merr 44 deputetë. Më tej, me 14.31 % të votave, është Lëvizja Socialiste për Integrim, tashmë e drejtuar nga Petrit Vasili pas zgjedhjes së Ilir Metës President të Republikës.

Me 166.149 votat e marra deri më tani, LSI siguron 18 mandate. Forcë e katërt politike nga numërimi i deritanishëm i kutive të votimit, kur kanë mbetur edhe 1353 të tillë, forcë e katërt politike është PDIU, partia e çamëve e drejtuar nga Shpëtim Idrizi.

Ajo siguron 4 mandate me 57.953 vota, ose 4.99 % të totalit të votave. Mandatin e fundit, që plotëson 140 vendet e Parlamentit shqiptar, nga numërimi i deritanishëm e merr Partia Social Demokrate, e Skënder Gjinushit.

Edhe pse kryesohet nga Gjinushi, mandatin e deputetit e ka siguruar në Shkodër Tom Doshi, ish socialist që këto zgjedhje u fut në listën e PSD-së.

Nga 18 parti që garuan në këto zgjedhje, numri më i vogël i partive në vitet e fundit të demokracisë, vetëm 5 prej tyre kanë arritur të sigurojnë mandat. Por megjithatë, ka edhe parti që do të kenë përfaqësues të tyre në parlament, për shkak se kanë kandiduar në listat e partive të mëdha, siç është rasti i Partisë Republikane e Mediut, LZHK e Dashamir Shehit dhe PBDNJ e Dules, që mund të sigurojnë nga një mandat.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.