E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Kanosi gruan me pistoletë, përfundon në pranga
Publik News

Kanosi gruan me pistoletë, përfundon në pranga

Butime policore bëjnë me dije se në pranga ka përfunduar Alfred Merko, mbi të cilin tani rëndojnë dy akuza, kanosje te ish- bashkeshortes dhe armembajtje pa leje.

Policia bën me dije se pas njoftimit të marrë se në Sauk, “në ambientet e banesës, shtetasi A. M., po kanoste me armë zjarri ish-bashkëshorten e tij menjëherë kanë shkuar në adresën e dhënë duke parandaluar përshkallëzimin e dhunës dhe ngjarjen e mundshme kriminale”.

Gjatë kontrollit të banesës, u sekuestrua edhe arma e zjarrit pistoletë me të cilën autori kanosi gruan si dhe municion luftarak.

“Në përfundim të veprimeve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit A. M., 43 vjeç, dhe materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprat penale “Armëmbajtja pa leje” dhe “Kanosja”, thuhet në njoftimin zyrtar të Policisë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.