KAOS/ Potestuesit djegin pemën tek sheshi Skënderbej
Pasi protestuesit janë larguar nga Bashkia e Tiranës janë mbledhur tek pema e festave të fundvitit në Sheshin Skënderbej dhe e kanë djegur. Fillimisht ata i kanë hequr zbukurimet por nuk e kanë rrëzuar. Përveç pemës edhe një pjesë e mirë e zbukurimeve të tjera në qendër të qytetit të vendosura nga Bashkia Tiranë janë shkatërruar nga protestuesit.
Kujtojmë se më parë protestuesit i larguan nga Kryeministria dhe shkuan para Bashkisë së Tiranës duke e sulmuar me sende të forta por u larguan edhe nga këtu sepse një shtëllungë e gazit lotësjellës erdhi nga sipër.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



