E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Kapen 193 kg drogë në kufirin greko-shqiptar, shoferi merr malet
Flash

Kapen 193 kg drogë në kufirin greko-shqiptar, shoferi merr malet

Policia greke ka goditur një tjetër rast të trafikimit të marijuanës nga Shqipëria drejt Greqisë, duke sekuestruar një ngarkesë të madhe në kufirin pranë Konicës.

Sipas njoftimit zyrtar, oficerët e Departamentit të Narkotikëve pranë Nëndrejtorisë së Hetimit dhe Ndjekjes Penale të Janinës, në bashkëpunim me policinë lokale, zbuluan në një zonë të pyllëzuar një automjet me targa të huaja që mbante 125 pako marijuanë, me një peshë totale prej 193 kilogramë e 212 gramë.

Gjatë kontrollit, shoferi tentoi të shmangë patrullën duke bërë një kthesë të menjëhershme dhe duke rritur shpejtësinë, por humbi kontrollin e mjetit dhe u përplas, duke u larguar më pas me vrap në terrenin malor dhe pyjor të zonës. Automjeti dhe droga u sekuestruan, ndërsa hetimet për identifikimin e drejtuesit dhe rrjetit të trafikantëve vijojnë.

Autoritetet greke bëjnë me dije se vetëm në dy muajt e fundit janë sekuestruar rreth 435 kilogramë marijuanë që dyshohet se vinin nga Shqipëria, në zona si Selaniku, Kosturi, Janina dhe Igumenica, përfshirë edhe tentativa përmes rrugës detare.

Kontrollet përgjatë kufirit janë intensifikuar, pasi kapjet e fundit tregojnë se rrjetet e trafikantëve mbeten aktive dhe po përdorin rrugë të ndryshme për të kaluar ngarkesat drejt Greqisë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.