E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Kapen 200 kg kokainë në Portin e Durrësit
Publik News

Kapen 200 kg kokainë në Portin e Durrësit

Deri më tani raportohet se janë gjetur 200 pako, të cilat kanë një peshë prej 100 kilogramë.

Mësohet se pakot e lëndës narkotike ishin fshehur në tavanin e kontejnerit, i cili vinte nga Ekuadori.

NJË JAVË MË PARË U KAPËN 49 KG KOKAINË

Një javë më parë po në Portin e Durrësit u kap një sasi prej 49 kg kokaine, e cila ishte fshehur në kontejnerin me banane që vinte nga Ekuadori.

Në pranga u vu 72-vjeçari Selim Çekaj,  babai i Arbër Çekajt i arrestuar në 2018-n dhe dënuar me 14 vite burg për trafik droge. Kontejneri kishte bërë një ndalesë në Mersin të Turqisë përpara se të mbërrinte në Durrës.

72-vjecari Çekaj nuk e ka pranuar akuzën duke u shprehur se ka porositur vetëm bananet në Ekuador dhe se nuk ka lidhje me drogën.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.