E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Kapen 246 kg kanabis/ Ja kush janë dy organizatorët në kërkim
Lajme

Kapen 246 kg kanabis/ Ja kush janë dy organizatorët në kërkim

Gjashtë persona janë arrestuar nga policia në Shkodër dhe tetë të tjerë janë shpallur në kërkim për shkak se ishin përfshirë në kultivimin, prodhimin dhe shitjen e kanabisit.

Në banesën e një prej të arrestuarve, banues në fshatin Oblikë të Shkodrës, u gjetën dhe sekuestruan 246 kilogramë kanabis.

Si rezultat i finalizimit të operacionit “Vallas”, u arrestuan shtetasit:

-Ardian Tahiri, 28 vjeç, banues në fshatin Oblikë, Shkodër;

-Besmir Rexhepi, 26 vjeç, banues në fshatin Oblikë, Shkodër;

-Hekuran Myrtja, 51 vjeç, banues në Vallas, Shkodër;

-Liljana Çopani, 34 vjeçe, banuese në Milot, Lezhë;

-Arben Uruçi, 48 vjeç, banues në Velinaj, Shkodër, si dhe

-Daniela Hasani, 42 vjeçe, banuese në Tiranë.

Sipas Euronews, si organizatorë të kultivimit të kanabisit në këtë fshat, dyshohet se janë 34-vjeçari Admir Selgjekaj, banues në Bajzë, Malësi e Madhe, dhe 38-vjeçari Arian Popa, banues në Shirokë, Shkodër.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.