Kapen 400 kg drogë, shqiptarët tani nuk e paguajnë drogën me para. Ja çfarë u zbulua në Zvicër
Një operacion i përbashkët i policisë italiane dhe asaj zvicerane ka sjellë shkatërrimin e një organizate kriminale aktive në trafikun e drogës midis dy vendeve.
Një kamion që vinte nga Spanja u ndalua në kufirin midis Zvicrës e Italisë dhe pas kontrollit në të u zbuluan 400 kilogramë marijuanë e hashash.
Në pranga përfunduan shoferi spanjoll, në zotërim të të cilit u gjetën edhe rreth 100 mijë euro të fshehura në një kuti këpucësh, dhe tre italianë, njëri pronar i një stabilimenti ku droga magazinohej në pritje të shitjes në qytetet italiane e zvicerane.
Të arrestuarit po vinin në funksionim një sistem për të mundësuar pagesën e drogës përmes monedhës virtuale Bitcoin, me qëllim shfrytëzimin e karakteristikave të saj për anonimatin dhe pagjurmueshmërinë.
Në treg, droga e kapur do të kishte vlerë rreth 4 milionë euro. Muajt e fundit, në kuadrin e hetimeve janë arrestuar shtatë persona, midis tyre dy persona shqiptarë dhe një qytetar kosovar, si dhe janë sekuestruar sasi të mëdha droge.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



