Kapen me drogë, pranga shqiptarit dhe italianit
Policia italiane ka arrestuar sot nnjë shtetas shqiptar dhe një italian pasi u kapën me drogë.
Pas kontrolleve nga policia atyre iu është gjetur një sasi prej 500 gram marijuane.
Sipas mediave italiane, të arrestuarit janë M.A, 21 vjeç dhe A.A, 24 vjeç banues në Ragusa. Dyshohet se dy të rinjtë kanë bashkëpunuar edhe me persona të tjerë në shpërndarjen e kokainës.
Të arrestuarit janë dërguar në paraburgim, ndërsa togat e zeza do të japin masën përkatëse pas shqyrtimit të rastit.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



