Kapet gomoia me 1, 2 ton drogë
Mediat greke raportojnë për kapjen e një gomone me drogë në vendin e quajtur Marmario Mani.
Gomonia është pikasur në një zonë shkëmbore të Peloponezit të hënën, dt.12. Droga llogaritet në rreth 1.2 ton mërijuani.
Mediat greke shkruajnë se gomonia duket se ishte ngarkuar me drogë në brigjet e Shqipërisë, por nuk dihet se ku e kishte destinacionin përfundimtar.
Droga e sekuestruar kap shifrën e 2 milionë eurove.
Ndërkohë në pranga deri tani është vënë drejtuesi i gomones, një shtetas shqiptar.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



