E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Kapet me kokainë dhe municion luftarak 35-vjeçari në Tiranë
Lajme

Kapet me kokainë dhe municion luftarak 35-vjeçari në Tiranë

Një 35-vjeçar ka rënë në prangat e policisë në Tiranë, pasii është gjetur një armë zjarri pa leje, municion luftarak dhe kokainë.

I arrestuari Markeliano Pirtea e kishte fshehur armën në depozitën e ujit në banesën e tij.

Policia bën me dije se 35-vjeçari e posedonte kokainën, për ta shitur në doza.

“Shpërndante lëndë narkotike kokainë  dhe mbante armë zjarri dhe municion luftarak në banesë, vihet në pranga 35-vjeçari.

Sekuestrohen arma e zjarrit pistoletë, rreth 135 gramë kokaine, të cilën dyshohet se e posedonte me qëllim shitjen në doza dhe municion luftarak.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2 në vijim të punës për goditjen e aktivitetit kriminal të shpërndarjes së lëndëve narkotike dhe armëmbajtjes pa leje, pas një informacioni  të siguruar në rrugë operative, organizuan dhe finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Kombinimi”, në kuadër të të cilit vunë në pranga shtetasin:

 -M. P., 35 vjeç, banues në Tiranë.

Gjatë kontrollit të banesës së tij shërbimet e Policisë gjetën një armë zjarri pistoletë  të cilën e kishte fshehur te depozita e ujit, municion luftarak dhe lëndë narkotike kokainë.

Nga veprimet hetimore të kryera dyshohet se pasi siguronte lëndë narkotike kokainë, e ndante në doza me qëllim shitjen e saj.

Gjithashtu, gjatë veprimeve procedurale, rezultoi se ky shtetas gjatë një konflikti për motive të dobëta, kishte goditur me qytën e pistoletës, shtetasin S. I, duke i shkaktuar dëmtime sipërfaqësore.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme”, njofton policia.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.