E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Kapet në Athinë Jani Alia
Flash

Kapet në Athinë Jani Alia

I dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e Elton Çiços në zonën e ish-Bllokut

I shumëkërkuari i drejtësisë, Jani Alia, i dënuar me burgim të përjetshëm, është vënë në pranga në Greqi.

47-vjeçari fshihej në Athinë, sipas policisë. Interpol Tirana, në koordinim me Interpol Athinën, po vijon procedurat për ekstradimin e tij drejt Shqipërisë.

Jani Alia u dënua në mungesë me burgim të përjetshëm, për vrasjen e Elton Çiços në zonën e ish-bllokut në Tiranë më 1 maj 2016. Ndaj tij, ka edhe një masë arresti me burg dhënë nga Gjykata e Përmetit, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Vrasja me dashje në lidhje me një krim tjetër, mbetur në tentativë” në bashkëpunim dhe “Armëmbajtja pa leje”. Dyshohet se hasmëria mes tyre kishte nisur që në Greqi, ku ndodheshin në të njëjtin burg.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.