Bujar Kapexhiu e ka shprehur qartë mendimin e tij në sy të Veliajt, duke thënë se Teatri mund dhe duhet që të rikonstruktohet.
Kapexhiu i tha Veliajt se ekzistojnë të gjitha mundësitë që godina të ruhet, dhe më pas sipër saj mund të ndërtohen hapësira të tjera që ti shërbejnë po artistëve. Ai u shpreh më tej se është me çdo kusht që teatri të ndërtohet nga vetë shtetit dhe jo me PPP.
Kapexhiu: Kryetar i dashur, ne i dimë marrëdhëniet tona që në karikaturën e parë. Unë meqë jetën time e kam nisur në Teatër, 60 vite më parë, prandaj mendoj se kam për të thënë diçka sot.
Unë nuk lëviz nga mendimi i parë që kam dhënë, mendimi i parë ishte ky: Ky Teatër është nga ana emocionale, kulturore, jam i mendimit që të ruhet.
Këtë kam pasur dhe këtë kam edhe sot, folën inxhinierët për mangësitë e teatrit, padyshim që i ka të gjitha, hajde pra i rregullojmë me të njëjtat parametra. Nuk ka asgjë që nuk mund të bëhet, edhe tulla ime mbushet me flokë dhe kaçurrela, vetëm se unë nuk dua.
Vërtet që ka mungesa, por mund të rruhen dhe ndërtohet mbi këtë, në çfarë stili që të duash. Marrim shembullin e Bankës që u ruajt pjesa ekzistuese dhe u shtua një pjesë tjetër.
Veliaj: Te prona e Bashkisë e di Bashkia çfarë bën, është puna jonë. Te teatri çfarë doni të bëhet

Vijojnë debatet e nxehta në dëgjesën e artistëve për Teatrin, teksa Bujar Kapexhiu është kapur me një nga ekspertët që po deklaronte se Teatri ishte në një gjendje të rënduar.
Në këtë moment ka pasur një përplasje mes tij, Veliaj dhe Laert Vasilit, ku nuk ka munguar as një batutë nga ana e Kapexhiut.
Replikat:
Kapexhiu: Respekti ka një kufi, ne flasim më mirë për gjendjen e Teatrit, e dimë se është mizerabël, por jo të dëgjojmë këtu…
Veliaj: Do respektojmë të gjithë ekspertët
Vasili: Ne që luajmë…
Kapexhiu: Po, po ne që luajmë dhe që e luajmë (i referohet këtu faktit se Vasili është pozicionuar në anën e Bashkisë së Tiranës, pro prishjes së Godinës së TK-së).



